Kombëtarja: Të rejat përpara Polonisë
Albeu.com
Skuadra kombëtare shqiptare do të kryejë një fazë përgatitore nga data 20 deri më 28 maj në Kirchen-Hausen të Gjermanisë, në kuadër të ndeshjes me Poloninë, më 27 maj në Reutlingen.Për trajnerin e ri të përfaqësueses shqiptare, Ari Han hoteli Sternen ku do të akomodohen kuqezinjtë, ambienti është tërësisht miqësor.

Ish-trajneri i Kinës ka qenë atje edhe dy herë të tjera, kur drejtonte Paokun e Selanikut dhe ka krijuar raporte miqësore me menaxherin e hotelit, Adelbert Roshart.

Faqja gjermane suedkurier.de i ka kushtuar një speciale ekipit shqiptar. “Albaniens Elitefußballer kommen” (Futbollistë shqiptarë të elitës vijnë). Ky ishte titulli i shkrimit.

Në listën e thirrur nga holandezi janë edhe tri lojtarë të elitës që luajnë në Bundesligë: kapiteni Altin Lala (Hanover 96), Ervin Skela (Energi Kotbus) dhe Edmond Kapllani (Karlsruhe).

Han ka thirrur një listë të gjërë lojtarësh të talentuar nga kampionati shqiptar: Lika, Bakaj, Vrapi, Lila. Arsyeja është e thjeshtë. Në “trainingslager” (në grumbullim) do të asistojë një menaxher licencuar i FIFA-s, Dieter Marquardt, një mik i vjetër i holandezit. “Për shqiptarët do të jetë një përgatitje për kualifikueset e Kampionatit Botëror në Afrikën e Jugut në vitin 2010”, thotë Markuadt, një mik edhe i menaxherit të hotelit , Adelbert Roshart.

Ndërsa Shqipëria synonte për herë të parë për tu kualifikikuar në kampionat të madh në vitin 1964, në Europianin e Spanjës, ku mbërritën deri në çerefinale të eliminatoreve, tashmë në “kader”-in (formacionin) e tyre kanë futbollistë të klasit të parë, të cilët luajnë në ligat më të larta të Europës dhe fitojnë para.

Me Edmond Kapllanin (Karlsruhe), kapitenin Altin Lala (Hanover 96) dhe Ervin Skelën (Energi Kotbus) bëhen tre lojtarë të Bundesligës që luajnë për ngjyrat e Shqipërisë. Te tjerë futbollistë elitarë me kombësi shqiptare përfaqësojnë Olimpikun e Marsejës apo Livornon në Itali.

Ekipi përfaqësues do të grumbullohet më datë 20 maj në Gjermani, ndërsa një ditë më pas, më 21 maj, do të luajë edhe një ndeshje miqësore kundër ekipit zviceran të Kategorisë së Dyte, Shafhauzen. (start)
Shtuar më 16/05/2008, ora 18:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori