Kombëtare virtuale për tifozët, arratiset në Turqi për stërvitjet e një ndeshje miqësore
Është një ndeshje pa presionin e rezultatit dhe ishte mundësia e artë që mes Kombëtares dhe tifozëve të bëhej “paqe”, por federata ka vendosur ta largojë ekipin kuqezi sa më shumë dhe ta grumbullojë në Turqi.

Gjithnjë e më shumë bëhet një ekip “virtual” dhe takimi i tifozëve me skuadrën bëhet vetëm në rrjetet sociale…

Rezultatet e kohëve të fundit kanë qenë negative dhe asgjë për t’u mbajtur mend, gjë që ka rebeluar tifozët kuqezinj, të cilët presin maksimumin dhe rikthimin te fitorja.

E pakuptueshme zgjidhja që ka bërë federata, apo ndoshta trajneri Panucci, i cili gjithmonë kërkon të izolojë ekipin kombëtar dhe ta mbajë larg tifozëve dhe realitetit. Diçka absurde duke parë që do të luhet thjesht një miqësore dhe afrimi me tifozët do të ishte pozitiv. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2017, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori