Kombëtaret bëjnë me dhimbje koke Sarrin
Trajnerët e klubeve i "urrejnë" ndeshjet e kombëtareve në mes të sezonit dhe shkaku është dëmtimi i lojtarëve. Lajmet që vijnë nga Bosnja nuk janë aspak të mira për Juventusin dhe Maurizio Sarrin.

Miralem Pjanic u dëmtua në ndeshjen e mbrëmjes së kaluar kundër Italisë nga Bonucci dhe gjendja e tij nuk është e mirë. Federata e vendit ballkanik ka dalë me një deklaratë ku konfirmon mungesën e organizatorit në sfidën e fundit kundër Liechtenstein.

Kontrollet e detajuara do të përcaktojnë kohën e saktë të rikuperimit. Sarri shpreson që të mos jetë asgjë serioze dhe të ketë në dispozicion sa më shpejt të jetë e mundur një nga lojtarët që ka shkëlqyer më shumë deri në këtë fazë të sezonit.
Shtuar më 16/11/2019, ora 20:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori