Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën këmbësori
Kombëtarja arrin në Frankfurt, gjen mbështetjen e qindra tifozëve shqiptar në Gjermani
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbërritur ditën e sotme në Frankfurt të Gjermanisë, ku do të vijojë me përgatitjet për sfidën e 8 qershorit ndaj Islandës.

Ekipi përfaqësues është akomoduar në një hotel të Frankfurtit, ku do të qëndrojë deri në mëngjesin e 7 qershorit, kur do të niset për Rekjavik.

Gjatë rrugës nga Këlni në Frankfurt, tifozët e kanë surprizuar grupin përfaqësues në një restorant të njohur të zonës, ku ata po drekonin.

Është zgjedhur Gjermania për të vazhduar përgatitjet, për shkak se klima e këtij vendi është e përafërt me Islandën.
Shtuar më 02/06/2019, ora 19:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori