Kombëtarja e Belgjikës “kërcënon” Realin
Presidenti i skuadrës së Real Madrid ka vendosur që trajner i spanjollëve pas largimit të Lopeteguit të emërohet Solari por vetëm njëkohësisht pasi në nëntor do të nënshkruhet me Roberto Martinez, trajner i Belgjikës. Mediat spanjolle thonë se Federata Belge e Futbollit ka një kontratë me Martinez deri në vitin 2020.

‘Nuk kemi komente mbi kontratën që federata ka me bashkëpunëtorët e saj, sepse të dhënat i konsiderojmë private. Nëse një klub dëshiron të kontaktojë me zotin Martinez, më parë duhet të arrijë një marrëveshje me Federatën Belge të Futbollit”, tha zëdhënësi për shtyp i federatës së Belgjikës, Stefan Van Loock. /albeu.com/
Shtuar më 30/10/2018, ora 14:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori