Kombëtarja e Islandës në "telashe", humbet kompjuteri
"Hirushja" e Botërorit 2018, Islanda u përball me një problem jo shumë të zakonshëm përpara se të nisej për në Rusi.

Heimir Hallgrímsson, trajneri dentist i Islandës, që i ka bërë të ëndërrojnë tifozët me pjesëmarrjen e parë në Botëror, humbi për pak kohë kompjuterin e tij ku ishte e përmbledhur e gjithë puna e tij 20-vjeçare me shënime rreth taktikës apo prezantime të tjera që duhet t’ua tregojë tifozëve para ndeshjeve.

Hallgrimsson e kishte vënë valixhen e tij jo në autobusin që shkonte drejt aeroportit, por në atë që ishte drejtuar drejt një qyteze tjetër në pjesën perëndimore të Islandës.

Gabimi u zbulua vetëm kur autobusi me bagazhet e trajnerit po kalonte në tunelin Hvalfjarðargöng, që lidh kryeqytetin me pjesën perëndimore.

Por, në këtë pikë, u gjend një zgjidhje emergjente. Një anëtar i federatës, që jeton pranë Stykkishólmur, ka ndalur autobusin me ndihmën e policisë pikërisht në fund të tunelit.

Më pas është nisur menjëherë drejt aeroportit, për t’ia dorëzuar trajnerit. Për këtë arsye avioni u nis me një orë vonesë.

Vetë trajneri që është stomatolog me profesion, e mori me humor këtë ngjarje ndërkohë që u ofroi të gjithëve kafe për të kërkuar ndjesë. /albeu.com/


Shtuar më 11/06/2018, ora 13:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori