Kombëtarja e Portugalisë lë jashtë yjet e Barcelonës
Pëlqej
Shumë prej skuadrava pjesëmarrëse në kompeticionin futbollistik të Kupës së Botës, kanë publikuar listën me lojtarët e grumbulluar pranë tyre.

Tashmnë edhe Kombëtarja e Portugalisë ka bërë publike emrat e 23 futbollistëve që do ti ketë në shërbim për Botërorin Rusia 2018.

Në këtë listë i çuditshëm është fakti që janë lënë jashtë disa emra të mëdhënj si dy lojtarët e Barcelonës Nelson Semedo dhe Andre Gomes.

Po ashtu është lënë jashtë edhe Joao Cancelo i Interit që ka pasur një sezon mjaftë të mirë.

Më poshtë është lista e lojtarëve të ftuar në Kombëtaren Portugeze.

Portierë – Anthony Lopes (Lyon), Beto (Goztepe), Rui Patrício (Sporting Lisbona)

Mbrojtës – Bruno Alves (Rangers), Cedric Soares (Southampton), Jose Fonte (Dalian Yifang), Mario Rui (Napoli), Pepe (Besiktas), Raphael Guerreiro (Dortmund), Ruben Dias (Benfica), Ricardo Pereira (FC Porto)

Mesfushorë – Adrien Silva (Leicester), Bruno Fernandes (Sporting), Joao Mario (West Ham), Joao Moutinho (Monaco), Manuel Fernandes (Lokomotiv Moskë), William Carvalho (Sporting)

Sulmues – Andre Silva (AC Milan), Bernardo Silva (Manchester City), Cristiano Ronaldo (Real Madrid), Gelson Martins (Sporting), Gonçalo Guedes (Valencia) e Ricardo Quaresma (Besiktas). /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2018, ora 11:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori