Kombëtarja e Shpresave me shumë mungesa, Panucci i merr mesfushorin e talentuar
Kombëtarja U-21 do të luajë dy sfida tepër të rëndësishme me Sllovakinë me ambicien për ta mbyllur grupin kualifikues të Europianit 2019 në vendin e dytë, pas Spanjës.
Matematika u jep ende shpresë, por Shpresat vuajnë shumë
mungesa.
Të dy mesfushorët Qazim Laçi dhe Agim Zeka dhe sulmuesi Florin Durmishaj janë
mungesa të sigurta, ndërsa portieri Selmani është ende në dyshim.
Por si të mos mjaftonin këto,
Shpresave do tu mungojë edhe Ylber Ramadani që do të grumbullohet me Kombëtaren A, duke parë mungesat e shumta në mesfushë.
Në këtë situatë, trajneri i U-21, Alban Bushi, ka ftuar për herë të parë
mesfushorin e Interit, Armand Rada dhe ka rikthyer sulmuesin Rei Manaj. Gjithashtu, një rikthim tjetër do të jetë edhe ai i Albi Dokës, i cili ka lënë pas dëmtimin. /albeu.com/
Shtuar më 15/03/2018,
ora 16:40