Kombëtarja e vetme që nuk ka munguar kurrë në Botëror
Vtëm tre ditë na ndajnë nga nisja e kampionatin më të madh të futbollit për sa i përket kombëtareve.

Rusia do të jetë vendi pritës i edicionit të 21 të Botërorit ku do marrin pjesë 32 kombëtare në garë për një çmim "Kupën e Botës".

Por më e veçanta është se kombëtarja e Brazilit është e vetmja që nuk ka bërë asnjë mungeësë në këtë turne për Seleçaon do të jetë pjesëmarrja e 21 që nga viti 1930.

Është logjike të mendosh se skuadra amerikano latine dominon praktikisht në të gjitha klasifikimet historike duke nisur që nga ndeshjet e zhvilluara, numri i fitoreve dhe golave të shënuara deri te titujt e fituar, 5 të tillë.

Pas Brazilit, për sa u përket pjesëmarrjeve në Botëror, gjendet Italia me 18 të tilla, por Të Kaltrit do të jenë mungesa e madhe e Kupës së Botës së këtij viti.

Argjentina është e treta me 17 pjesëmarrje e ndjekur nga Meksika me 16 dhe Spanja, Anglia e Franca me 15.

Klasifikimi me skuadrat që kanë marrë pjesë më shumë se 10 herë në fazën finale të një Kupe Bote mbyllet me SHBA dhe Korenë e Jugut. Gjermania e Bashkuar, do të luajë botërorin e saj të nëntë në total dhe të shtatin radhazi. /albeu.com/
Shtuar më 11/06/2018, ora 13:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori