Kombetarja humb 6-1 me Rumanine. Baric jep doreheqjen
Albeu.com
Oto Baric jep dorëheqjen si trajner i Shqipërisë. Pas humbje 6-1 ndaj Rumanisë, trajneri kroat ka bërë të ditur se nuk do të vazhdojë më drejtimin e Shqipërisë, duke u larguar kështu nga pozicioni i tij.Në një ndeshje që vendasit e kanë dominuar totalisht, ekipi kuqezi u ka rezistuar vetëm në pjesën e parë sulmeve rumune. Pas këtij takimi, Shqipëria renditet e pesta në grupin G, pas Rumanisë, Holandës, Bullgarisë dhe Bjellorusisë.

Dy humbjet në takimet ndaj Bjellorusisë dhe Rumanisë, kanë sjellë këtë vendim të trajnerit, që në fjalët e tij për mediat ka thënë se “nuk mund ta drejtojë më këtë ekip dhe se dorëheqja e tij është përfundimtare”. Lajmi konfirmohet edhe nga zyra për shtyp e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Oto Baric erdhi në krye të Shqipërisë në korrikun e vitit 2006. Ai drejtoi për 16 muaj përfaqësuesen shqiptare, duke arritur 11 pikë pas 12 ndeshjesh në eleminatoret e Euro 2008. Shqipëria pritet të jetë edhe skuadra e fundit e Baric, duke parë moshën e tij 75 vjecare. Ndërkohë alternativa më e mundshme për të marrë drejtimin e kombëtares, vazhdon të mbetet ajo e sllovenit Srecko Katanec.

Eleminatoret, Shqipëria humb 1-6 ne Rumani
Kombëtarja shqiptare ka pësuar humbjen më të thellë në këto eleminatore, duke u mposhtur 6-1 në transfertë nga Rumania. Në një ndeshje që vendasit e kanë dominuar totalisht, ekipi kuqezi u ka rezistuar vetëm në pjesën e parë sulmeve rumune, ndonëse nuk kanë mundur të shmangin golin e Nikulae Dikës në minutën e 22-të. Skela ka patur dy mundësi të mira për të shënuar, por njëherë portieri dhe më pas traversa, kanë ndalur gjuajtjet e tij. Në pjesën e dytë do të vinte edhe shthurja e skuadrës shqiptare. Tamas realizon golin e dytë në minutën e 53-të, ndërsa pak minuta më vonë Curri del me karton të kuq. Daniel Nikulae e coi rezultatin në 3-0 në minutën e 64-4, por vetëm një minutë më vonë Kapllani shënon për Shqipërinë. Vetëm kaq, pasi Marica do të realizonte golin e pestë me penallti 1 minutë më vonë. Ndërsa në të 73-tën, Nikulae Dika shënon edhe golin e gjashtë, sërish me penallti. Gjyqtari nxorri me karton të kuq edhe Nevil Deden, duke e lënë Shqipërinë me 9 lojtarë në 20 minutat e fundit. Pas këtij takimi, Shqipëria renditet e pesta në grupin G, pas Rumanisë, Holandës, Bullgarisë dhe Bjellorusisë. Fitorja 2-0 e Bullgarisë ndaj Sllovenisë, ka fundosur këta të fundit, ndërsa Bjellorusia zuri vendin e katërt pas triumfit 2-1 kundër Holandës në shtëpi. Altin Latifi/G. Shqiptare
Shtuar më 22/11/2007, ora 15:57
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori