Kombëtarja kryen stërvitjen e parë për ndeshjen me Turqinë (VIDEO)
Përfaqësuesja shqiptare e futbollit ka zhvilluar sot stërvitjen e parë të grumbullimit për ndeshjet e muajit tetor ndaj Turqisë dhe Moldavisë.

Trajneri Edi Reja ka pasur të gjithë futbollistët në dispozicion, por ka vendosur që t’i ndajë në dy grupe lojtarët.

Tetë lojtarëtcilët kanë zbritur në fushë dje me klubet përkatëse, i janë drejtuar pishinës për një seancë noti, e cila shërbente për riaftësimin e tyre sa më të shpejtë, ndërsa pjesa tjetër e grupit ka qenë në fushën e lojës duke nisur përgatitjet konkrete për sfidën.

Kuptohet që listës i mungonte Elseid Hysaj, i cili do të jetë për rreth një muaj larg fushave të lojës. Në stafin kuqezi nuk kanë vendosur ende nëse do të ketë një zëvendësues për lojtarin për këto dy ndeshje, me alternativat më të mundshme ato të Balliut dhe Xhakës të cilët luajnë në të djathtë të prapavijës.
Shtuar më 07/10/2019, ora 18:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori