Futbollistët e kombëtares
shqiptare kanë arritur në aeroportin e Beogradit, ku janë
pritur nga gazetarët dhe forcat
policore serbe, ndër ta edhe njësitet speciale anti-terrorizëm.
Ata kanë kaluar në daljen e zakonshme dhe më pas kanë vazhduar për tek hoteli. Delegacioni është
pritur interesim. Gjatë gjithë rrugës ka pasur forca
policore dhe në autostradë eskorta e futbollistëve është përcjellë
sikur të ishte një delegacion i lartë i ndonjë shteti të fuqishëm.
Kombëtarja
shqiptare do të ketë stërvitje në mbrëmje dhe një konferëncë për shtyp. Po ashtu, stërvitjet në stadiumin e Partizanit do t’i ketë edhe kombëtarja serbe.
Shtuar më 13/10/2014,
ora 17:00