Kombëtarja niset drejt Francës
Përfaqësuesja shqiptare ndodhet ne aeroportin "Nene Tereza" ku do te niset drejt Francës për ndeshjen së shtunës përball "Gjelave", e vlefshme për eliminatoret e kampionatit europian "Euro 2020".

Menjëherë pas ndeshjes ditën e diel kuqezinjtë do të rikthehen në aeroportin e kryeqytetit, pasi do t’i duhet të përgatiten menjëherë për ndeshjen e së hënës, atë ndaj Islandës.

Këto dy ndeshja janë shumë të rëndësishme për objektivin që ka kombëtarja jonë për t;u kualifikuar për në kampionatin europian.

Edhe pse synimi është për të marrë pikë në këtë ndeshje të parë me Francën, barazimi do të konsiderohej një rezultat pozitiv siç janë shprehur çdo ditë edhe lojtarët në konferencat për shtyp.


/Top Channel/
Shtuar më 05/09/2019, ora 11:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori