Kombëtarja niset drejt Lituanisë në kushte të vështira atmosferike
Kombëtarja shqiptare ditën e sotme është nisur drejt Lituanisë.

Pas barazimit pa gola ndaj Kazakistanit, kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja do të kenë detyrim 3 pikëshin në transfertën kundër Lituanisë e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Kombëtarja mbërrin sot në Vilnus, ndërkohë që gjatë kësaj jave moti në Lituani parashikohet me temperatura 7 gradë celsius më e ulëta dhe 13 më e larta, shoqëruar edhe me reshje të vazhdueshme shiu përgjatë gjithë datës 14 tetor.

Kujtojmë që ditën e mërkurë në orën 18:00 Shqipëria do të përballet me Lituaninë.
Shtuar më 13/10/2020, ora 13:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori