Kombëtarja niset sot drejt Italisë
Sot ekipi Kombëtarë është do të niset për në Bergamo, aty ku do të zhvillohet edhe faza e dytë e përgatitjeve të kuqezinjve, për në finalet e Kampionatit Europian “Francë 2016”.

Kombëtarja udhëton për Bergamo në drekë, me avion çarter duke u nisur nga Graci. Më pas ajo do të zhvillojë pasdite në orën 19.00, stërvitjen zyrtare në stadiumin “Atleti Azzurri” të Bergamos.

Në orën 18.30, trajneri Gianni De Biasi dhe stafi i tij, do të japin një konferencë për shtyp për mediat e interesuara. Në orën 20.30 të datës 3 qershor, Shqipëria do të luajë miqësoren e fundit kundër Ukrainës.

Për dy ditë me rradhë pas ndeshjes, kombëtarja do të stërvitet në Itali. Më pas më datë 6 qershor në orën 10.00 ajo do të niset për në Perros Cuirec të Francës, ku do të vendoset edhe rezidenca zyrtare e kuqezinjve. Stërvitja e parë në Francë do të zhvillohet po atë ditë, në orën 17.30. Ndërsa më datë 7 qershor, do të fillojë regjimi me dy stërvitje, në orën 10.00 paradite dhe 17.30 padite.
Shtuar më 02/06/2016, ora 10:32
Ardit
e Enjte 2 Qershor 2016, Ora 12:14
Kombetarja do te pesoj humbje nga Ukraina dhe kjo eshte e sigurt sepse u prish i gjith disponimi te te gjithe shqiptaret- brenda dhe jashte .
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori