Kombetarja shperblehet, 50 mije euro per barazimin me Portugaline
Albeu.com
Rezultati historik i përfaqësues shqiptare në Braga me Portugalinë, do të shpërblehet me 50 mijë euro. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Ndryshe nga sa flitej këto ditë, shpërblimi nuk do të jepet në formë pakete së bashku me dy ndeshjet e ardhshme, por do të merret parasysh vetëm ndeshja e zhvilluar me Portugezët.

Sipas burimeve në mbledhjen e djeshme, paratë do të ndahen nga një futbollist i kombëtares, ndryshe nga sa veprohej deri tani. Shpërblimet deri në këtë kohë i ndante vetë Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, sipas minutave që lojtarët luanin. Po sipas këtyre burimeve, paratë lojtarëve të tjerë do t’ua shpërndajë kapiteni i ekipit, Altin Lala, në dhomat e zhveshjeve. Kjo lloj mënyre e çuditshme e të ndarit të parave mund të sjellë pakënaqësi tek lojtarët e kombëtares. Për ndeshjet e ardhshme, kundër Hungarisë dhe Maltës, priten shpërblime tjera.
Shtuar më 23/10/2008, ora 18:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori