Kombëtarja shqiptare kryen seancën e dytë stërvitore brenda ditës
Kombëtarja shqiptare kreu pasditen e sotme, seancën e dytë stërvitore brenda kësaj dite, në Shtighag.

Trajneri do zhvillojë një ndeshje të vogël brenda grupit, apo edhe do provojë skema në goditjet e dënimit. Stërvitja paraqitet e lehtë, pasi Panucci nuk kërkon t’i ngarkojë shumë lojtarët, duke qenë edhe fundi i sezonit.

seancën e paradites, në Dilsdorf, traneri Panucci ka punuar në fazën sulmuese, duket u marrë me disa aksione në vijën e parë. Lojtarët që kanë qenë fiks në mendjen e Panuccit në këtë grumbullim janë Ramadani, Qaka, Roshi dhe Abazaj.

Në mbrojtje, trajneri nuk është se ka shumë alternativa, dhe zgjedhjet do të jenë të detyruara. Kjo është e vetmja ditë që do të zhvillohen 2 seanca stërvitore. /albeu.com/
Shtuar më 27/05/2018, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori