Kombëtarja U-19 para syve të Panuccit, mposht pastër 2-0 Greqinë
Pëlqej
Shqipëria U-19 e drejtuar nga Erjon Bogdani me formacion: Ismajlgeci, Isufi, Syla, Nezha, Gkertos, Pasha, Lekaj, Pellumbi, Koci, Halili dhe Tafa, ka triumfuar sërish në turneun “Roma Caput Mundi”.

Ajo ka arritur që në ndeshjen e dytë ka mposhtur Greqinë me rezultatin 2-0. Me nga një gol në secilën pjesë, me Samuel Nezha nga pika e penalltisë dhe me Patrik Pasha në të dytën që vulosi fitoren e pastër. Kombëtarja në ndeshjen e radhës ditën e enjte, do të përballet me C.R Lazio.

I pranishëm ka qenë edhe trajneri Christian Panucci,për të studiuar futbollistët e rinj. Në vitin 2017 skuadra U-19 u shpall fituese e turneut, duke mposhtur në finale Rumaninë U-19. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2018, ora 17:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori