Kombëtarja U-21, Blushi sfidon Turqinë: Presioni është mbi ta, nëse do fitojmë do ishte super
Kombëtarja U-21 do të luaj ndeshjen e parë kualifuese ndaj Turqisë. Ndeshje e cila do të luhet ditën e nesërme në "Elbasan Arena".

Kuqezinjt e vegjël do të sfidojnë Turqinë dhe trajneri Alban Bushi ka qenë i pranishëm në konferencën për shtyp ku ka folur për gjendjen e skuadrës dhe kundështarët në grup.

Turqia – "Do të luajmë ndaj një kundërshtari mjaft të fortë si Turqia dhe më pas udhëtojmë drejt Andorrës. Presioni është mbi ta, pasi ata e kanë detyrim fitoren duke qenë se janë favorit dhe jo ne. Ne do të mundohemi të bëjmë lojën tonë. Ekipi është i përgatitur ndërsa kemi mungesa si Selmani apo Hebaj. Do të donim t’i kishim, pasi do të na ndihmonin".

Rezultati – "Do të firmosja për një barazim, pasi do të ishte rezultat pozitiv. Nëse fitojmë do të ishte super. Nuk duhet të futem në presion, pasi duhet të luajmë futboll dhe do e bëjmë si zakonisht me futboll sulmues dhe të bukur. Djemtë nuk duhet të demoralizohen dhe nëse humbim, pasi ne nuk kemi si objektiv vendin e parë, apo të dytë. Nëse humbim të paktën ta bëjmë me futboll dhe ta bëjmë kundërshtarin të vuajë".

Mungesat – "Asnjë trajner nuk do të donte të kishte mungesa. Do të doja ta kisha grupin e plotë, por duhet të përshtatemi".

Formacioni – "Me U-20 nuk bëmë mirë. Lojtarët që kemi menduar për formacion nuk i përgjigjen skemës që kishim menduar kështu që do të ndryshojmë skemë. Do kemi 1-2 ndryshime në formacion dhe mendoj të bëjmë mirë. Këtë herë do të bëjmë 5 ndërrime, pasi mund të ndryshojmë më shumë lojtarë dhe jemi më të freskët gjatë lojës".

Shtuar më 22/03/2019, ora 16:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori