Kombëtarja U-21 kërkon mbështetjen e tifozëve, hyrja falas për të gjithë
Pëlqej
Trajneri i Shqipërisë U-21 e theksoi disa herë gjatë konferencës për shtyp, se djemtë që ai trajnon kanë nevojë për mbështetjen e publikut, në sfidën e nesërme ndaj Irlandës së Veriut, por edhe në të gjitha takimet.

“Duhet që tifozëria të jetë e shumtë në shkallët e stadiumit dhe të mbështesë ekipin. Këta janë djem të rinj dhe kanë shumë nevojë për përkrahjen e publikut, ndaj i bëj thirrje që të mos i lëmë këta djem të luajnë vetëm nesër. Edhe media duhet të promovojë kombëtaren U-21 dhe t’i bëjë thirrje publikut që të jetë në shkallët e stadiumit. Ata duhet të vijnë dhe të shikojnë angazhimin e këtyre djemve, që edhe kur nuk fitojnë, në fushë japin gjithmonë shpirtin dhe angazhohen maksimalisht”, tha Bushi në fjalën e tij.

Për ta bërë më konkrete ftesën dhe për të nxitur publikun të jetë i shumtë në numër, Federata ka vendosur që hyrja në stadiumin ‘Selman Stërmasi’ të jetë falas. Të gjithë të interesuarit mund të ndjekin nga shkallët e stadiumit dhe mbështetin Shqipërinë U-21, në sfidën ndaj Irlandës së Veriut, e cila starton në orën 18:00, të ditës së premte. /Albeu.com /
Shtuar më 10/11/2017, ora 09:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori