Kombinimet për titullin / Juve shpallet sot kampione nëse...
Juventusit i duhen edhe 4 pikë në 6 ndeshjet e ardhshme për të fituar titullin e rradhës kamopion në Serie A. Në kuotën e 77 pikëve bardhezinjtë mund të arrihen vetëm nga Lazio me të cilën ka fituar edhe ndeshjet direkte (0-3 në Olimpico, 2-0 në Torino).

Skuadra e Allegrit mund ta sigurojë titullin që sot nëse mposht Fiorentinën, ndërsa nëse barazon duhet të presë edhe rezultatete Lazios dhe Romës, përcjell Portali Albeu.

Skenarët e mundshëm:

FITON JUVENTUS - Juve shpallet kampion nëse mund Fiorentinën dhe Lazio nuk fiton me Parmën. 5 ndeshje nga fundi bardhezinjtë do të shkonin +15 nga Roma dhe +16 nga Lazio

BARAZON JUVENTUS - Me një pikë, Juventus duhet të presë ndeshjen e nesërme Empoli-Napoli për tu shpallur kampione, dhe kjo vetëm nëse Parma mposht sot Lazion dhe Roma nuk arrin të fitojë ndaj Sassuolos.

HUMB JUVENTUS - Në rast humbjeje gjithçka shtyhet për në 2 maj kur Juventus do të luajë në fushën e Sampdorias. Por nëse kjo vazhdon atëherë titulli sigurohet më 9 maj. /albeu.com/
Shtuar më 29/04/2015, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori