Pas ndeshjes së djeshme që ka zhvilluar Paris-Saint-Germain, lojtari Di
Maria ka thënë se ka një shans të madh që Lionel Messi të
transferohet në
klubin parisien.
Më pas ka ardhur edhe reagimi i trajnerit të
Barcelonës, Ronald
Koeman, i cili u thotë lojtarëve të Parisit që të tregojnë respekt për Lionel Messin përderisa ai është lojtar i
Barcelonës.
"Sipas mendimit tim, Di
Maria ka treguar mungesë të respektit", tha
Koeman pas fitores së
Barcelonës ndaj Granadas.
"Nuk është e drejtë të flasësh për dikë i cili vazhdon të jetë lojtar i
Barcelonës. Është e gabueshme një qasje e tillë: vetëm sa mund të rris tensionet për ndeshjen e Ligës së Kampionëve", u shpreh ai.
Muajin e kaluar u raportua se katalanasit janë ‘mërzitur’ nga ‘strategjia e presionit publik’ të Paris Saint-Germain ndaj Messit për ta joshur atë të
transferohet në Parkun e Princave.
Drejtori sportiv i PSG Leonardo, trajneri i tyre Mauricio Pochettino dhe disa lojtarë kanë folur në lidhje me interesin e parisienëve për kapitenin e Barçës gjatë javëve të fundit.
Shtuar më 04/02/2021,
ora 09:52