Komisioni i Disiplinës tregohet i pamëshirshëm, pezullon kaq lojtar për javën e ardhshme
Komisioni disiplinor i Serie A është treguar i pamëshirshëm ndaj shumë futbollistëve pas javës së 21-të të zhvilluar këtë fundjavë.

Matteo Politano i Interit dhe Marco Benassi i Fiorentinës janë pezulluar për dy ndeshjet e ardhshme secili, derisa të dy mesfushorët qendrorë të Romës, Steven N'Zonzi dhe Bryan Cristante me nga një ndeshje dhe do të mungojnë ndaj Milanit javën e ardhshme.

Benassi e ndali me dorë një top në vijën e portës duke shkaktuar penallti dhe u ndëshkua me karton të kuq dhe tani pezullohet me dy ndeshje si pasojë.

Roma është goditur më së rëndi sepse do të jetë pa dy mesfushorët e parë Nzonzin dhe Cristanten për ndeshjen ndaj Milanit, si pasojë e kartonëve të verdhë.

Futbollistët e tjerë të pezulluar me nga një ndeshje secili janë: Federico Mattiello (Bologna), Fabian Ruiz (Napoli), Nicolò Barella (Cagliari), Francesco Cassata (Frosinone), Filip Helander (Bologna), Sergej Milinkovic-Savic (Lazio), Andrea Petagna (SPAL), Dennis Praet (Sampdoria) dhe Leandro Rolon (Genoa).
Shtuar më 29/01/2019, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori