Komisioni i Disiplinës nuk toleron, zbuloni të gjitha vendimet e plota
Pëlqej
Komisioni i Disiplinës ka shqyrtuar të gjitha sjelljet antisportive të shfaqura në ndeshjet e Kategorisë Superiore, por edhe asaj të parë dhe të dytë, duke marrë edhe masat përkatëse.

Ramadan Ndreu është pezulluar me dy ndeshje, për protesta ndaj gjykimit, në sfidën ndaj Luftëtarit, në Gjirokastër. Po të njëjtin dënim ka marrë edhe futbollisti i Lushnjës, Endrien Magani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, ndërsa tifozëria e verdhejeshilëve është paralajmëruar për sjellje jo korrekte.

Ja vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës:

1. Zyrtari i KF “Kamza”, Ramadan Ndreu, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2. KF “Lushnja”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.

3. Lojtari i KF “Lushnja”, Endrien Magani , për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Lojtari i KF “Kukësi”, Gentian Cela, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. KF “Erzeni”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.

6. Zyrtari i KF “Shenkolli”, Albert Rusi , për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. Zyrtari i KF “Shkumbini”, Gani Spahiu, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. KF “Shkumbini”, për sjellje te gabuar te tifozerise, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme te lojës, ne baze te Nenit 65/3/b, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa tifozë ne
stadiumin përkatës.

9. Lojtari i KF “Vora”, Agustin Mashi, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. Lojtari i KF “Klosi”, Glen Maci, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. Lojtari i KF “Sopoti”, Arnold Rreshka, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a të KDS, dënohet me (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti

12. Lojtari i KF “Gramozi”, Emin Potka, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13. Lojtari i KF “Përmeti”, Daut Shehu , për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14. Zyrtari i KF “Përmeti”, Kleo Sevo, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

15. Lojtari i KF “Partizani” U-19, Senad Hysenaj , për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti

16. Lojtari i “Term F.C” U-19, Klejdi Koci, për goditje me shkelm ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

17. Lojtari i KF “Kastrioti” U-17, Klejdi Koci, për goditje me shkelm ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

18. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Turbina”,Ekemini Effiong Eyoh dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

19. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Tomorri” , Aristotel Koleci, si të pa bazuar ne Kodin e
Disiplines Sportive.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit./albeu.com/
Shtuar më 08/03/2018, ora 12:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori