Komitetit Olimpik Ndërkombëtar vendos sot për TOKIO 2020
Një thirrje konferencë është planifikuar sot midis Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe Komitetit Organizues të LojëraveTokio për të diskutuar programin e ri pas shtyrjes së Olimpiadës.

Kjo u raportua nga burime të komitetit organizativ, të cituar nga Kyodo News, përcjell lajmi.net.

Organizatorët e Lojërave dhe IOC do të konsiderojnë zgjedhjen e 23 korrikut 2021 si ditën e hapjes së Lojërave Olimpike në Tokio.

Olimpiada, e cila pritej të zhvillohej në 24 korrik të këtij viti, u shty për rreth një vit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Lojërat Olimpike të fundit u zhvilluan për një periudhë 17 ditë.

Për këto arsye, sipas një burimi, një periudhë kohe midis 23 korrikut 2021 dhe 8 gusht mbetet e preferuar për të gjitha palët.
Shtuar më 30/03/2020, ora 13:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori