Kompania e basteve shpall kampionin në Spanjë
Sipas kompanisë së basteve “Bet365”, Barcelona kuotohet si skuadra favorite për të fituar kampionatin në sezonin e ri futbollistik në Spanjë, 2016-2017.

Më konkretisht, Barcelona kuotohet me koeficientin 1.72, duke qëndruar favoritja kryesore për tu shpallur kampione në Spanjë.

Sakaq, skuadrat e Madritit, Real dhe Atletiko kuotohen respektivisht me koefiçentët 2.5 dhe 11.

Galaktikët shihen nga kompania e basteve si konkurrentët më seriozë të Barcelonës, ndërsa shanset që Atletiko të shpallet kampione në Spanjë duken mjaft të vakta. /albeu.com/

Shtuar më 18/08/2016, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori