E FUNDIT/ Aksident në Lezhë, makina përplas të riun
Kompania suedeze i dhuron "qofte" falas Ibrahimovicit
Suedia është e famshme për dy gjëra: gjigantin “IKEA” si dhe Zlatan Ibrahimoviçin. Por edhe pse futbollisti ka vendosur që të shkojë disa mijëra kilometra larg nga shtëpia, sërish ai ka ditur që të gjejë atë “cep” Suedie edhe në SHBA, madje ku e pret një dhuratë e përjetshme.

Pasi u transferua përtej oqeanit, Ibra dhe bashkëshortja e tij Helena, morën një apartament të pamobiluar dhe futbollisti që nuk e ka problem të kursehet te paratë, vendosi t’i blejë mobiliet tek “IKEA”.

Kompania, pasi ka mësuar lajmin ka falënderuar Zlatanin dhe për më shumë i ka premtuar: “Zlatan, gjesti yt na nderon. Ndaj, sektori ynë i ushqimeve të premton përjetë qoftë falas”. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2019, ora 13:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori