Kompanitë e basteve publikojnë koefiçientët, favorizojnë Manchester City-n për të fituar Championsi-n
Menjëherë pas hedhjes së shortit, kompanitë e basteve kanë publikuar që tani kuotat se cila skuadër është favorite për të fituar Uefa Champions League, shkruan Albeu.com.

Skuadra e parë që shihet favorite këtë sezon është skuadra e Manchester City-t e cila kuotohet me koeficientin 4.00 nga 4.50 që ishte para hedhjes së shortit.

Ndërkohë pretendetja e dytë është Barcelona e cila kuotohet me koeficient 6. Ndërsa në treshen e parë bën pjesë dhe Juventusi që këtë sezon është përforcuar ndjeshëm me ardhjen e Cristiano Ronaldos në skaudër.

Ndërkohë skuadrashihet më pak e favorizuar për të ngritur trofeun e Ligës së Kampioneve është Schalke 04 e cila ka një koeficient mjaft të madh 251. /albeu.com/



Shtuar më 18/12/2018, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori