Kompanitë e basteve nxjerrin favoritët e Championsit për sezonin e ardhshëm (FOTO)

Pas fitores 4-1 ndaj Juventusit, Real Madridi ka hyrë në histori të Champions League, duke u bërë skuadra e parë që e fiton dy herë me radhë trofeun më prestigjioz të klubeve evropiane.

Kompanitë e basteve kanë publikuar koeficientët për skuadrën që shihet si favorite për të triumfuar në Champions League sezonin e ardhshëm,.

Sipas "goal.com", Reali dhe Barcelona kanë kuotë të barabartë 5.00, ndërsa në vendin e tretë renditet Bajerni i Mynihut me koeficientin 5.50.

Vetëm vendi i katërt për Juventusin me koeficientin 10.00. /albeu.com/
Shtuar më 05/06/2017, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori