Ndeshja Barcelona-Milan që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme, përfaqëson një finale të parakohshme në Champions League, edhe pse ky duel u desh të luhet në çerekfinalet e kompeticionit. Katalanasit janë favoritë të padiskutueshëm, por edhe kuqezinjtë nuk mbeten pas.
Por ajo që habit më shumë është diferenca e madhe e kompanive të
basteve në vlerësimin e fitoreve respektive. Barcalona është dukshëm një
favorite edhe këtu, pasi nëse gjykojmë koeficentët, duket sikur
ekipi blaugrana, luan ndaj një
ekipi modest dhe jo
Milanit.
Barazimi pa gola në Milano është një rezultat që lë të hapur kualifikimin. Fitorja e Barcelonës brenda 90 minutave kuoptohet mjaft pak, vetëm 1.25 ndërsa
barazimi në kohën e rregullt 5.5. më pak e mundur fitorja e
Milanit në Camp Nou, që gjykohet si një "mission imposible" me koeficent 11. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2012,
ora 11:56