Kompanitë e basteve/ Van Dijk favorit për Topin e Artë
Pas Fabio Cannavaros në vitin 2006, Topin e Artë mund ta fitojë sërish një mbrojtës.

Janë të bindura për këtë kompanitë e basteve që japin si favorit kryesor për trofeun më të rëndësishëm individual, gjigandin e mbrojtjes së Liverpoolit, Virgil Van Dijk.

Holandezi kuotohet me koeficientin 1,7 për fitimin e Topit të Artë dhe lë pas 5-herë fituesin e këtij trofeu argjentinasin Lionel Messi që kuotohetkoeficient 2.2.

Në vendin e tretë bookmakers-at rendisin sulmuesin senegalez të Liverpoolit, Sadio Mane me koeficient 21 ndërsa në garë për trofeun është edhe Cristiano Ronaldo por ky i fundit ka pak shanse dhe kuotohet me koeficient 26.
Shtuar më 09/06/2019, ora 20:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori