Kompletohet transferimi i Lukakut tek Chelsea
Chelsea ka kompletuar transferimin e sulmuesit të Anderlenchtit Romelu Lukaku. Klubet kishin arritur marrëveshje me vlerë prej rreth 25 milion eurosh më 6 gusht por detajet e lëvizjet u finalizuan të enjten.

Talenti 18-vjeçari është në dispozicion të ekipit për ndeshjen në shtëpi kundër WBA të shtunën pasi këtë e ka bërë të ditur vetë drejtuesit e Chelseat.

"Kam ëndërruar të luaj këtu tek Chelsea që kur isha 10 vjeç. Kjo ishte ajo që kam kërkuar dhe jam shumë i lumtur që e kam arritur një gjë të tillë", tha ai.

Romelu Lukaku bëri emër në Belgjikë kur përfundoi golashënuesi më i mirë i ligës në sezonin 2009-10 si lojtari më i ri në historinë e kampionatit belg. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2011, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori