Mbrëmë, në ambientet e ndërtesës së re të Komunës së Prishtinës, nën organizimin e Drejtorisë së Kulturës Rinisë dhe
Sportit, u ndanë çmimet për sportistët më të mirë për vitin 2015, në Komunën e Prishtinës.
Një fjalë rasti në këtë manifestim e mbajti Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili tha se në vitin 2015 Komuna e Prishtinës ka shtuar subvencionet për sportin, për një herë e gjysmë në krahasim me vitin 2014, nga 100 mijë euro në 250 mijë.
Ai i përgëzoi si sportistët, poashtu edhe klubet për mundin e dhënë në kushte relativisht të vështira, e veçanërisht përgëzoi klubin e basketbollit “Sigal Prishtina”, për suksesin e tyre, fitues të Ligës Ballkanike, të cilin Ahmeti e quajti suksesin e parë të pas luftës në karakterin ndërkombëtar të garave të klubeve.
Mirënjohje të veçanta u ndanë edhe për kategori të tjëra:
si Pedagogë më të mirë
sportiv,(Luljeta Shala, Betim Sylejmani), Punëtori
sportiv i vitit (Florian Myftari), Trajneri
sportiv i vitit (Taip Kabashi), Gjyqtari (Faton Kurshumliu), Simpatizuesit (Plisat), Shpresat (Rinor Peci, Malësor Ajeti, Era Janjeva, Eda Zeqiri dhe Patriot Behrami).
Ndërkaq, për kontributin e tyre në zhvillimin e sportit ndër vite në Prishtinë u nderuan:
Fatmir Makolli (Boks), Blerim Vuniqi (Basketboll), Shqipe Bajçinca (Hendboll), Shqipe Zogiani (Karate) dhe Ahmet Beselica (Futboll). /albeu.com/
Shtuar më 27/12/2015,
ora 18:00