Konfirmohet dueli i madh, Manny Pacquiao do të ndeshet me McGregor
Është konfirmuar një duel i madh në sportet luftarake për vitin 2021.

Boksieri filipinas, Manny Pacquiao ka konfirmuar se do të përballet me Conor McGregor.

Këtë lajm e ka bërë të ditur edhe ‘Dailymail’, duke treguar edhe lokacionin se ku do të zhvillohet dueli.

Dueli do të zhvillohet në Lindjen e Mesme, vitin e ardhshëm.

Irlandezi McGregor insistonte gjatë së premtës se është gati të luftojë me Pacquiao.

Filipinasi ka bërë të ditur se fitimet e tij do t’i ndajë për të prekurit nga koronavirusi.
Shtuar më 26/09/2020, ora 10:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori