Konfirmohet e ardhmja e Mauro Icardit
Pëlqej
Interi e ka përgatitur një kontratë të re për kapitenin e skuadrës, Mauro Icardin, të cilën argjentinasi pritet ta nënshkruajë në shtator, duke hedhur poshtë mundësinë e kalimit në Real Madrid.

Derisa zikaltrit pësuan humbje tronditëse në ndeshjen e tyre hapëse në edicionin e ri të kampionatit italian, Serie a, pasi u mposhten 1-0 nga Sassuolo, drejtuesit janë të përqendruar për ta ndërtuar të ardhmen e ekipit.

Agjentja dhe bashkëshortja e Icardit, Wanda Nara duket se ka gjetur gjuhë të përbashkët me Piero Ausilion për kontratë të re në shtator, duke mos e diskutuar situatën verore pas lajmeve se Icardi ishte shumë pranë kalimitMadrid.

Icardi pritet të ketë pagë vjetore mes 6 dhe 7 milionë euro dhe ta zgjasë kontratën deri më 2023.
Shtuar më 21/08/2018, ora 17:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori