Konfirmohet interesimi i Katarit për të blerë Romën
Ambasadori Katarit në Itali e ka konfirmuar se vendi i tij është i interesuar ta blejë Romën, pasi që një investimi tillë konsiderohet se ka logjikë financiare.

Lidhjet mes Katarit dhe Romës kanë ekzistuar që një kohë më të gjatë, përkundër që James Pallotta vazhdimisht i ka mohuar spekulimet se një shitje e tillë mund të ndodhë.

"Gjithçka është e mundur", u shpreh Abdulaziz Ahmed Almalki Al Jehani në një intervistë të dhënë për affairitaliani.it, pasi Katari e lansoi logon për Kupën e Botës 2022.

"Për momentin nuk jam i vetëdijshëm për asnjë bisedim mes Katarit dhe Romës, por nëse do të ketë ndonjë mundësi të ardhmen, atëherë vendi im do ta shfrytëzojë atë mundësi".

"Shteti është shumë i interesuar të investojë në projekte që kanë potencial të madh, në çfarëdo fushe".

"Qoftë kjo në sport, industri, ekonomi apo në ushtri, nuk ka asnjë rëndësi pasi që ne jemi duke punuar në çdo aspekt të mundshëm".

"Nëse blerja e Romës ka logjikë financiare, atëherë Katari do të bëjë ofertë".
Shtuar më 04/09/2019, ora 17:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori