Konfirmohet, ky është kundërshtari me kë do të ndeshet Kukësi në turin e tretë në Europa League
Tashmë është konfirmuar edhe kundërshtari i Kukësit, në turin e tretë të Europa Leagues. Verilindorët, pasi u eliminuan nga Champions, tashmë do të provojnë forcat në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm europian, përballë gjeorgjianëve të Torpedo Kutaisi.

Skuadra e Torpedos, fitoi të dyja takimet përballë ekipit nga Ishujt Faroe, Vikingur. Sfida e parë u mbyll me rezultatin 3-0, ndërsa fitore shënuan edhe në ndeshjen e dytë, me shifrat 0-4.

Kukësi do të luajë më 9 gusht takimin e parë ndaj Torpedo Kutaisit në shtëpi në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërsa atë të kthimit një javë më pas, në datën 16 gusht. Në Superligën vendëse të formuar në vitet ’90 pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Torpedo ka fituar katër herë titullin kampion në Gjeorgji. Gjithashtu është fitues i tri Kupave dhe një Superkupe.

Shtuar më 02/08/2018, ora 22:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori