Konfirmohet largimi, Benitez ikën nga Chelsea në fund të sezonit
Rafael Benitez do të largohet nga Chelsea në fund të sezonit. Lajmi është konfirmuar nga vetë tekniku spanjoll i cili në konferencën për shtyp pas ndeshjes kundër Midlesbrou është shprehur se nuk do të rinovojë kontratën me klubin londinez.

"Që në fillim klubi sqaroi se unë do të isha trajner i përkohshëm. Ashtu do të ndodhë. Unë do largohem në fund të sezonit dhe për këtë të gjithë duhet të jenë të bindur. Tifozët duhet të jenë të qetë dhe të bëjnë atë që duhet: të mbështesin skuadrën", ka bërë të ditur Benitez. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2013, ora 14:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori