Konfirmohet lëndimi i Bale, ja sa kohë do qëndrojë larg fushës
Bale është konfirmuar së është lënduar dhe prandaj ai do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme për Uellsin.

Federata e Futbollit e Uellsit edhe zyrtarisht ka njoftuar se Gareth Bale është i lënduar dhe nuk do të luajë në dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Kupën e Botës.

“Pas bisedimeve me Realin dhe kryerje së testeve me skaner, Garth Bale nuk është i gatshëm për të luajtur”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Federata e Futbollit të Uellsit shkruan Ekspress.

Sipas mediave spanjolle, Bale pritet të mungojë rreth një muaj. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2017, ora 19:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori