Konfirmohet lëndimi i yllit të Barcelonës, Valverde lë në shtëpi tre lojtarë
Pëlqej
Jordi Alaba nuk do të luajë të shtunën kundër Malagas për shkak të disa problemeve muskulore, ndërsa për arsye teknike nuk janë ftuar, Vida, Turan dhe Vermaelen. Dembélé dhe Rafinha janë duke vazhduar me procesin e rikuperimit.

Ernesto Valverde ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen që Barcelona e zhvillon të shtunën kundër Malagas në kuadër të xhiros së nëntë të La Liga Santander.

Trajneri i katalunasve konfirmoi se nuk mund të llogarisë në shërbimet e Jordi Albas që vazhdon të vuajë nga disa probleme muskulore, lëndim ky që e la jashtë fushës edhe në Ligën e Kampionëve kundër Olympiacosit.

Për këtë ndeshje nuk janë ftuar fare: Aleix Vidal, Vermaelen dhe Arda Turan, ky i fundit do t’i thotë lamtumirë Barcelonës në janar pasi Valverde i ka treguar qartë se nuk bën pjesë në planet e tij shkruan ekspress.

Skuadra e Barcelonës: Ter Stegen, Cillessen, Semedo, Piqué, Digne, Mascherano, Umtiti, Sergi Roberto, Busquets, Rakitic, Iniesta, Denis, Paulinho, André Gomes, Suárez, Messi, Deulofeu dhe Paco Alcácer.
Shtuar më 20/10/2017, ora 20:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori