Konfirmohet nga Barcelona, Coutinho operohet dhe mungon 4 muaj
Philippe Coutinho vazhdon të mos bëhet rehat me lëndime.

Braziliani të martën u inkuadrua në pjesën e dytë kundër Eibarit, por nuk e përfundoi ndeshjen për shkak të lëndimit në gjurin e këmbës.

Barcelona ka njoftuar se 28-vjeçari ka lënduar meniskun e gjurit të majtë dhe ende nuk dihet koha e saktë sa do të mungojë, transmeton Indeksonline.

Megjithatë, dëmtime të tilla janë serioze dhe rikuperimi zgjatë me muaj. Sipas mediave spanjolle, Coutinho mund të jetë jashtë fushës së paku 4 muaj.
Shtuar më 30/12/2020, ora 14:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori