Konfirmohet nga PSG: Avancojnë negociatat për shitjen e Neymar
Ashtu siç konfirmoi Leonardo, Neymar nuk do të luajë kundër Nimes dhe vendimi “100% është i klubit”. Ai është afër largimit nga Parisi. Barcelona dhe Reali e duan 27-vjeçarin.

Neymar Junior është edhe më afër largimit nga Paris Saint Germain.

Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, sipas të cilit, “Negociatat për shitjen e Neymarit janë më të avancuara se më parë”.

Por, ai nuk tregoi se me cilin klub i kanë nisur këto negociata, Barcelonën apo Real Madridin, sepse të dy gjigantët spanjoll e duan brazilian në ekipet e tyre.

Leonardo, ndër të tjera ka konfirmuar se Neymar është përjashtuar nga skuadra për ndeshjen e nesërme me Nimes sepse lojtari tashmë ka shprehur dëshirën për t’u larguar dhe nuk e duan një futbollist që s’dëshiron të jetë aty ku është.
Shtuar më 10/08/2019, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori