Tyson Furi ka konfirmuar se e ka anuluar meçin e planifikuar kundër Doentay Wilderit.
"Mbreti cigan" pretendon se organizatorët nuk arritën të caktonin një datë për ngjarjen dhe tani ai është i lirë të përballet me Anthony Joshuan për titullin e padiskutueshëm të botës.
"Unë mezi prisja ta shkatërroja Wilderin
përsëri. Një luftë e shpejtë dhe e lehtë", ka thënë
Fury, shkruan Indeksonline.
"Por Wilderi dhe ekipi i tij po ngatërronin datën. Ata me të vërtetë nuk duan të luftojnë me kampionin linear të
peshave të
rënda".
"Ata e dinë se si përfundon. Bota e di se si do të përfundojë: me Wilderin
përsëri në tokë".
"Pastaj ata më pyetën nëse do të pranoja ta shtyja deri në
dhjetor. Unë rashë dakord për 19
dhjetor".
"Pastaj ata u përpoqën ta ndryshonin datën
përsëri në vitin e ardhshëm. Unë kam qenë duke u trajnuar. Jam gati. Kur u përpoqën të largoheshin nga 19 dhjetori dhe të shtyheshin për vitin e ardhshëm, mjaftonte. Unë kam lëvizur përpara".
"Unë jam luftëtari më i mirë në botë. Kampioni linear i
peshave të
rënda. Dy herë kampion i
peshave të
rënda. Kampion i
peshave të
rënda WBC".
"Dhe para fundit të vitit 2021, unë do të jem njeriu i vetëm në këtë tokë me rrip të
peshave të
rënda", përfundoi Tyson Furi.
Anulimi i
Fury vjen vetëm një ditë pasi promoteri i tij Bob Arum konfirmoi se plani ishte që mbreti i WBC të luftonte në Britani në
dhjetor, dhe pastaj të përballej me Joshua në prill ose maj 2021.
Shtuar më 12/10/2020,
ora 10:42