Konfirmohet Solskjaer, Manchester United paguan Molden për ti prishur kontratën
Ole Gunar Solskjaer ka rilindur Mançester United. "Djajtë e kuq", në kampionat me norvegjezin, dhe në Champions League arritën një kualifikim të madh ndaj PSG, me një përmbysje 1-3 në fushën e parisienëve.

Rezultatet mjaft të mira, i kanë bindur drejtuesit e Junajtid, për të vazhduar e për ta mbajtur në krye teknikun. Kështu, siç raporton “Mirror” në Britani, Manchester Utd po përgatit një kompensim prej 6 milionë paundsh ndaj klubit norvegjez të Moldes, pasi ia morën trajnerin në gjysmë të sezonit, pak javë pasi ai kishte firmosur një kontratë 3-vjeçare.

United nuk ka një detyrim ligjor për të kompensuar Molden, pasi kur ai erdhi në Mançester, flitej se do të qëndronte deri në fund të sezonit, e më pas do të kthehej sërish tek klubi norvegjez. Por, tashmë drejtuesit kanë ndryshuar mendje, dhe duan që ta emërojnë trajner për një periudhe afat-gjatë Solskjaerin, dhe paga përflitet të jetë rreth 7.5 milionë paund.

Shtuar më 10/03/2019, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori