Ashtu si zënka mes Ibrahimovic dhe Lukakut edhe konfrontimi në distancë mes Antonio
Contes dhe presidentit të Juventusit Andrea Agnelli mund të hetohet nga prokuroria e Federatës italiane të Futbollit e cila mund të marrë masa duke dënuar dy protagonistët.
Megjithatë gjithçka rreth kësaj çështjeje do të varet nga raporti i gjyqtarit të 4-t i cili ka parë gjithçka nga afër. Në
rast se ai e ka vendosur në raportin e ndeshjes, FIGC pritet të nisë këtë të enjte shqyrtimin e çështjes për të dalë në një vendim përfundimtar, që varion nga paralajmërimi, deri në pezullim për disa ndeshje, diçka që do i rëndonte më shumë
Contes.
Nga ajo që dëgjoi gjyqtari i katërt javë më parë u dënuan Paratici dhe Nedved. Në
rast se gjyqtari vendos të mos e rendisë në protokoll këtë çështje, prokurori i FIGC ka të drejtë të ndërhyjë për një shtesë të mëtejshme të hetimeve. Për gishtin e mesit që i drejtoi
Agnellit, ku u kap edhe nga kamerat, Antonio Conte rrezikon shumë, pasi ndryshe nga ajo e
Agnellit mungesa e tij mund të ndihet më tepër.
Shtuar më 11/02/2021,
ora 11:02