Konflikti politik, tifozët e Akhamt Grozny dhe Zenit përleshen midis tyre (VIDEO)
Goli i mesfushorit shqiptar, Odise Roshi nuk i mjaftoi skuadrës së Akhamt Groznyt të kualifikohej në raundin tjetër të Kupës së Rusisë, pasi është eliminuar nga ekipi i Zenit me një përmbysje në kohët shtesë të sfidës.

Një sfidë e cila ishte shumë e tensionuar, pasi në shkallët e stadiumit ka shpërthyer dhuna mes tifozëve çeçenë të ekipit vendas dhe atyre rusë.

Akhmat është një ekip me bazë në rajonin e Çeçenisë, që kontrollohet nga Rusia dhe njihet si klub që përfaqëson sentimentin nacionalist çeçen, ndërsa Zeniti, si qendër përfaqësuese e nacionalizmit rus.

Nw videot e publikuara nga takimi shfaqen momente kur tifozët vendas të acaruar nga rezultati në disavantazhues dhe konflikti me Rusinë u vërsulën drejt sektorit ku ishin vendosur tifozët e Zenitit në tentativë për t’i goditur. Situata ka qenë vërtet kaotike.

Kujtojmë që ndeshja përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të Zenit.







Shtuar më 04/03/2020, ora 23:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori