Konspiracionet mbi Botërorin ndër vite (FOTO LAJM)
Botërori është kompeticioni më i madh për sa i përket klubeve të Kombëtareve dhe padyshim që ka edhe tifozët më të "zjarrët".

Por shpesh herë jemi ndeshur me konspiracione rreth këtij kampionati, ku më poshtë janë të veçuar edhe disa nga më pikantët.

Vdekja e oktapodit Paul

Oktapodi Paul si i famshmi Paul McCartney? Kështu duket. Oktapodi i famshëm, në gjendje të parashikojë ecurinë e Gjermanisë gjatë Kupës së Botës 2010, nuk ka ngordhur pas veprimtarisë, ashtu si u tha, por gjatë botërorit. Legjenda metropolitane tregon se në akuariumin e Oberhausen, ky jetonte oktapodi, oktapodi u vra nga një oktapod tjetër, sozia e tij, që u tregua gjithashtu shumë i aftë në parashikime dhe që shfrytëzoi famën e paraardhësit për t’u bërë personazh i famshëm mediatik…

Uji i helmuar

Nga një përballje mes Brazilit dhe Argjentinës mund të presësh gjithçka, por që dikush t’i hedh valjum ujit nuk ishte parë… jeni të sigurt? Mbrojtësi i djathtë i Brazilit, Branco është i bindur se gjatë çerekfinaleve të Kupës së Botës 1990 një nga mjekët e kombëtares së Argjentinës i ka ofruar futbollistëve të Brazilit një ujë jo të pastër, që e detyroi të luante pjesën e mbetur të ndeshjes jo në kushte optimale. E bukura? Kur u pyet për të tilla thashetheme, trajneri i Argjentinës, Bilardo, nuk mohoi asgjë dhe praktikisht ka pohuar me lëvizjen e kokës…

Helmimi i Tottenham

A mundet që një drekë mund të kushtojë vendin në Champions? Për këtë pyesni Tottenham, që në vitin 2006 humbi vendin në Champions League për shkak të një virusi në stomakun e futbollistëve. Ku qëndron konspiracioni? Ndeshja vendimtare luhej në Londër, kundër West Ham, dhe ata që festuan nga dështimi i “spurs” ishte Arsenal, rivali historik. Ka shumë mundësi që kuzhinieri i lazanjës së ngrënë nga lojtarët ishte tifoz i “topçinjve”, që para helmimit i dha futbollistëve tekstualisht: “tani do të përgatis, gjellën e shtëpisë tonë…”

Botërori që nuk u luajt kurrë !

Ah po, viti 1958… kur nën qiellin blu të Suedisë u zbulua talenti i ri Pele, që e drejtoi Brazilin drejt suksesit në Kupën e Botës, të parën të luajtur prej tij. Nuk është e vërtetë! Të paktën sipas historianit Bror Jacques de Waern, që në vitin 2002 ka prodhuar një dokumentar për të treguar se ajo veprimtari nuk u luajt kurrë. Përkundrazi, të gjitha pamjet u prodhuan nga SHBA, si pjesë e Luftës së Ftohtë, për të testuar ndikimin e televizionit te njerëzit. Italia nuk ka luajtur në atë veprimtari, sepse nuk donte të merrte pjesë në teatër?

Messi është një spiun!

“Ja, këtu mund të shihni ku shkojnë armët e Libanit!”. Një mëkat i vërtetë që në televizionin e shtetit të Sirisë, shihet vetëm një aksion i Barcelona me Messi, Iniesta dhe Pedro që shkatërruan mbrojtjen e Real Madrid në “Klasiken” kundër Real në vitin 2012. Sipas burimeve qeveritare, lëvizjet e Messi dhe futbollistëve të Barcelonës janë bërë në mënyrë të tillë që t’i tregojnë opozitarëve të regjimit të Assad, rrugën nga duhen kontrabanduar armët nga Libani që përfundojnë në duart e rebelëve. Një lëvizje e denjë për një histori spiunazhi, ku emri i Messi është Leo Messi… agjenti 0010.
Shtuar më 09/06/2018, ora 15:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori