Konte: Cështja Drogba gjendet vetëm në gazeta
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Trajneri i Juventusit Antonio Konte ka vlerësuar si shumë të suksesshëm vitin 2012 ndërsa shpreson që kjo gjë të përsëritet edhe për këtë vit.

"Mbyllëm një 2012 të jashtëzakonshme dhe do të më pëlqente të bënim dicka të rëndësishme, mbase dhe historike në 2013-ën. Në këndvështrimin e fitoreve dhe të pikëve për të hyrë në histori. Mbyllja e 2012 me 94 pikë do të thotë që kemi përshkuar një vit kalendarik të jashtëzakonshëm. Ta ripërsërisim nuk do të jetë e lehtë pork u rekord është bërë për tu thyer dhe shpresoj që tia dalim. Championsi është një ëndërr që duhet kultivuar duke kërkuar të bëjmë maksimumin. Skuadra është mirë dhe grupi më jep besim. Për tia dalë në këtë mission nuk janë të nevojshëm vetëm lojtarët e mëdhenj por mbi të gjitha motivimet e mëdha," është shprehur tekniku i Zonjës së Vjetër.



Duke ju referuar merkatos Konte është shprehur se klubi i tij nuk më ka propozuar kurrë blerjen e Drogbasë duke nënvizuar se gjatë këtij viti do të realizohen vetëm operacione me kosto të ulët

"Klubi nuk më ka propozuar kurrë blerjen e Drogba. Do të marrim në konsideratë vetëm operacione me kosto të ulët, nëse do të mund të na shërbejnë për të përmirësuar organikën. Cështja drogba është dicka që gjendet vetëm në gazeta. Llorente? Është një lojtar inetersant për të cilin kemi folur tashmë, të shohim. Për momentin është dicka virtual. Nëse do të vinte në janar do të befasohesha. Për momentin është një lojtar i Athletic Bilbaos. De Ceglie dhe Isla nuk do të largohen, kemi nevojë për tad he e njëjta gjë vlen dhe për Marronen. Borielo? Ka qenë më parë pjesë e grupit është një futbollist i shkëlqyer, i monitorojmë të gjitha situatat duke e ditur se nuk ka para për tu shpenzuar", vijon ai.


Konte foli dhe për cështjen e fundit të racizmit në futboll duke u shprehur se Milan bëri shumë mirë që u rreshtua përkrah Boateng. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2013, ora 15:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori