Konte i mbyll derën Eden Hazardit tek Real-i
Dëshira e Real Madridit për t’i dhënë fund krizës së klubit në këtë sezon pritet të përfundojë me emërimin e Antonio Contes në pozitën e trajneritklubit, në vend të Julen Lopeteguit.

Ata e kanë zgjedhur italianin për shkak të personalitetit të tij, që pritet ta ndryshojë plotësisht atmosferën në zhveshtore.

Conte kishte arritur ta bënte pikërisht këtë gjë në vitin e tij të parë me Chelsean, kur kishte arritur ta fitojë titullin e Premierligës.

Megjithatë, sezoni i tij i dytë me klubit nuk kishte shkuar në të njëjtën mënyrë dhe ai ishte shkarkuar në fund të sezonit.

Arsyeja e shkarkimit të tij nga pozita e trajneritklubit londinez kishte qenë marrëdhënia e tij me lojtarët. Njëri nga këta lojtarë ishte edhe ylli belg, Eden Hazard, për të cilin është spekuluar për një kohë të gjatë se do të transferohet në Real Madrid.

Emërimi i Contes si trajner i Real Madridit do ta komplikonte edhe më shumë transferimin e mundshëm të Hazardit në Santiago Bernabeu, pasi që në sezonin e dytë të tyre në Chelsea, marrëdhënia e tyre u prish.

Nëse e merr punën e trajnerit të “Los Blancos”, Conte do të bashkohet edhe me një nga ish-lojtarët e tij, Thibaut Courtois. Portieri belg u transferua në Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës dhe ai kishte pasur marrëdhënie normale në të dy sezonet me Conten.
Shtuar më 29/10/2018, ora 13:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori