Kontrata, De Biasi rrit çmimin
Xhani De Biazi ka pohuar se është gati që të rinovojë kontratën si trajner i kombëtares shqiptare të futbollit. Në konferencën për shtyp teknikua italian deklaroi se tashme pritet vetëm formaliteti i firmosjes në prani të presidentit të Federatës, Armand Duka.

"Po ua them pa më pyetur ju. Kam shprehur me kohë vullnetin për të lidhur me Federatën edhe një kontratë tjetër dy-vjeçare, por ndërkohë kam pasur edhe disa oferta të tjera, duke qenë se disa ekipe shohin që kontrata ime aktuale ësht[ drejtë skadimit" u shpreh De Biazi.


Kontrata aktuale e De Biazit përfundon pas ndeshjeve me Zvicrën e Qipron, më 11 e 15 tetor për eleminatoret e kampionatit botëror. Gianni De Biasi i ka kërkur Federatës Shqiptare të Futbollit një rritje prej 30% të kontratës, krahasuar me atë që ka firmosur dy vite më parë. Në total, kjo rritje shkon në 1 mln e 35 mijë euro bashkë me stafin, një shifër jashtë normales për një federatë të vogël si e jona. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2013, ora 18:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori